Google ADS

Sveçla për aksionin në Kaçanik: Ka arrestime të reja

11:07 | 25 Prill 2025
A Z

Ministri në dorëheqje Xhelal Sveçla para gazetarëve flet për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës lidhur me aksionin e sotëm në Kaçanik, lidhur me rastin e rreshterit Muhamed Lika.

Sveçla thotë se ka arrestime të reja dhe numri përfundimtar i të arrestuarve ende nuk dihet.

“Po flitet se ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet për shkak se aksioni është duke vazhduar. Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të angazhuara për të luftuar çdo formë të ekstremizmit apo dhunës që dëmton institucionet dhe pjesëtarët e tyre. Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime në lidhje me këtë informacion,” ka deklaruar Sveçla.

Sveçla nuk tregon nëse LVV do e ndërrojnë emrin e Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare./Arbresh.info/

Raportohet sërish për aksion policor në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Lika

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm