Sveçla pas takimit me Ballën: Diskutuam për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në fushën e sigurisë

13:07 | 28 Tetor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur në takim sot nga homologu i tij shqiptar, Taulant Balla.

Sveçla njoftoi se kanë biseduar për zbatueshmërinë e marrëveshjeve në fushën ë sigurisë, si dhe mundësinë e zgjerimit të tyre.

“Kisha kënaqësinë që të pritem sot në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë nga homologu dhe miku im Taulant Balla. Diskutuam për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre si dhe shkëmbimin e përvojave të vlefshme që kemi me qëllim të avansimit të institucioneve vartëse të Ministrive tona”, shkruan Sveçla në Facebook.

Tutje, ministri i brendshëm kosovar tha se gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet për të ofruar siguri, rend dhe ligj.

“Bashkë, gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet tona për të ofruar siguri, rend dhe ligj në vendet tona”, shkruan tutje ministri Sveçla./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Sveçla për vizitë në Shqipëri, pritet në takim nga Taulant Balla

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme