Google ADS

Sveçla paralajmëron arrestimin e Vuçiqit nëse hyn pa leje në Kosovë

13:56 | 26 Shtator 2023
K.B

Ministri i Punëve të  Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se Millan Radoiçiq, një ndër njerëzit më të afërt të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është aktualisht duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitalin ushtarak të Beogradit.

“Personi që shihni në video duke folur me radiomarrës është Radoiçiç. Ai është në krye të grupit të terroristëve duke i drejtuar ata. Po ta shihni në video, në momentin që shohin dronin ata largohen”, tha Sveçla në Euronews Albania.

Sveçla theksoi se qëllimi i Vuçiqit ishte që përmes një destabilizimi në veri të Kosovës ta detyronte Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar të pranonin kërkesat e tyre.

Sipas tij, Vuçiq po planifikonte të aplikonte në Ballkan taktikën që Putin përdori në Donbas në vitin 2014.

Sveçla ritheksoi se Aleksandar Vuçiq do të arrestohet nëse hyn pa leje brenda territorit të Kosovës.

“Do të arrestohet çdokush që hyn në territorin e Kosovës, pa lejen e autoriteteve të Republikës së Kosovës. Posaçërisht ai [Vuçiq] do të arrestohet nëse hyn pa leje në territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është sjellje normale e një shteti normal. Nuk ka këtu çka të diskutohet”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme