Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për sulmet që u bënë ndaj zyrtarëve policor në veri. Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë arrestime.
“Këto sulme si qëllim kanë dështuar por shumë shpejt unë besoj që profesionistët e policisë së Kosovës do të dalin me rezultate konkrete, jo vetëm në identifikimin por edhe në ndërmarrjen e masave, arrestimin e gjykimin…”, tha Sveçla në KTV.
Ai ka dhënë detaje për këto sulme dhe armët me të cilat janë kryer.
“Sulmet kanë ndodhur me pushkë automatike kallashnikov, kanë ndodhur me bomba dore vdekjeprurëse dhe kanë ndodhur po ashtu me eksploziv të natyrave më të lehta të cilat përdoren kryesisht për të shkaktuar panik por jo edhe për të shkaktuar lëndime serioze apo edhe vrasje”, shtoi ai.
Ministri tha se në atë pjesë të vendit, kontrabanda pothuajse ka marrë fund.
“Të gjitha rrugët e kalueshme për mallra tashmë janë të bllokuara. Jo vetëm se ato rrugë janë të prishura, por kemi edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës të cilët bëjnë roje 24 orë. Unë po them se gjasat për kontrabandë në veri të Kosovës janë minimizuar aq shumë sa tashmë ai kufi i përngjan një kufiri të zakonshëm midis dy shteteve të ndryshme”, shtoi Sveçla.
Ndryshe, gjatë muajit maj, zyrtarët policorë janë sulmuar gjashtë herë në veri. Dyshimet e Policisë janë se mjetet me të cilat janë sulmuar policët kanë ardhur nga territori i Serbisë
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...