Sveçla paralajmëroi arrestimin e Vuçiqit, reagon Petkoviq

17:30 | 30 Qershor 2024
E.G

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ka reaguar Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, për komente se nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, niset pa kërkesë për vizitë te Ministria e Punëve të Jashtme, ai mund të vizitohet në burg.

Përmes një postimi në “X”, Petkoviq është shprehur se Sveçla po frikësohet nga një poster i Vuçiqit, shkruan Arbresh.info.

“Së pari, Kurti nuk u ul në tryezën e bisedimeve me Aleksandër Vuçiq, dhe tani Sveçla ka frikë edhe nga posteri me imazhin e Aleksandër Vuçiqit që dikush e ka ngjitur, kështu që ai kërcënon se do ta arrestojë! E vetmja gjë që mund të bëjë është të mburret në rrjetet sociale,” shkruan Petkoviq./Arbresh.info/

“Komandant Suprem, ju presim” – në veri shfaqen posterë të Vuçiqit

Të ngjashme