Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas propozimit të presidentit Hashim Thaçi, që i ka bërë Kuvendit të Kosovës, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.
Sveçla ka thënë se para se të shpallej gjendje e jashtëzakonshme do të duhej të vlerësohej se sa janë shfrytëzuar kapacitetet aktuale në kuadër të situatës aktuale, gjendjes së emergjencës shëndetësore.
“Se pari ende nuk janë mobilizuar kapacitet maksimale të institucioneve civile, si kthimi i orarit 12 orësh për policinë e Kosovës, praktikë më se e zakonshme në rastet më se të zakonshme si zgjedhjet apo datat specifike. Ky hap do të dyfishonte pjesëmarrjen e policisë në aktivitete. Edhe ashtu nuk ka ndonjë shqetësim serioz për mungesë sigurie, para së gjithash falë sjelljes së përgjegjshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka deklaruar se as personi shëndetësor nuk është mobilizuar deri në maksimum.
“Po ashtu edhe i gjithë personeli shëndetësor me të drejtë nuk është mobilizuar deri në maksimum, gjë që tregon për potenciale shtesë në rast të nevojës. Po ashtu, për sa i takon furnizimin me artikujt e nevojshëm, nuk ka vështirësi të theksuara. Marr parasysh këto dhe shumë argumente të tjerë në këtë moment dhe në kësi lloj situate, nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ka nevojë për hapa që qartësojnë shoqërinë e qytetarët e jo që shkaktojnë konfuzion e pasiguri”, ka pohuar ai.
Zv.ministri pohoi se tani për tani emergjenca shëndetësore është e mjaftueshme.
https://www.facebook.com/xhelal.svecla/posts/10223958357926248
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...