Google ADS

Sveçla: Nuk i tolerojmë kërcënimet e Serbisë

20:51 | 25 Prill 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se do t’u përgjigjen të gjitha kërcënimeve që vinë nga Serbia dhe grupeve kriminale të Milan Rodojçiqit pas zgjedhjeve të së dielës në komunat veriore.

Sveçla tha se kryetarët e rinj do të shkojnë në punë dhe nuk do të mund t’i pengojë askush.

Ai deklaroi se Serbia ka një dorë të zgjatur në mënyrë kriminale ndaj shtetasve serb të Kosovës.

Sveçla: Vuçiqi kërcënoi serbët e veriut me lista për arrestime

Kreu i MPB-së, Sveçla tha se kërcënimi dhe shantazhi i Serbisë ka shkuar deri në atë shkallë sa që presidenti i Serbisë kishte deklaruar se ka një listë më serbët cilët do të arrestoheshin posa që kalojnë në Serbi. Sipas tij, kjo për qytetarë të zakonshëm është e rendë, sepse Vuçiqi i cilësonte si tradhtarë ata që do të dilnin të votonin të dielën. Sveçla tha se Serbia ka bërë një “fitore” kriminale të dielën duke ndërhyrë në zgjedhje me kërcënime dhe shantazhe.

Sveçla: I kemi identifikuar ata që i raportonin Serbisë të dielën

Ministri Sveçla tha se ditën e diel afër qendrave të votimit kishte njerëz që vëzhgonin procesin dhe shikonin nëse ndonjë serb do të dilte për të votuar. Sipas tij, këta persona tashmë janë të njohur për organet e rendit të cilët shumë shpejt do të dalin para drejtësisë. Sveçla tha se persona të tillë ishin aty për të identifikuar votues potencial dhe t’i raportonin Serbisë për ta.

Asnjë ish-polic që ka zhveshur uniformën s’mund të kthehet në polici

Ministri Sveçla ka deklaruar se ata ish-policë që kohë më parë i zhveshën uniformat e policisë së shtetit të Kosovës në veri, nuk do të mund të kthehen më në polici. Sipas tij, ndonjë që është nën moshën 30 vjeç dhe nuk ka të kaluar kriminale mund të jetë pjesë e konkurseve për polic, por në asnjë mënyrë ata që kanë të kaluar kriminale, tha ai në rtk

Sveçla: Kam dyshime për arrestimin e shefit të KEK-ut

Ministri Sveçla ishte kritik ndaj segmenteve të prokurorisë duke thënë se ka dyshime për rastin e arrestimit të ish-shefit të KEK-ut. “Qasja desktuktive e segmenteve të caktuara të Prokurorisë më bëjnë të kem dyshime në këtë rast”, tha Sveçla, sipas të cilit, e vjetra po mundohet ta sundojë të renë, dhe kjo tha ai nuk ka kuptim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme