Google ADS

Sveçla nënshkruan Udhëzimin Administrativ përmes të cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona

09:56 | 28 Gusht 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se me kërkesë të Trepçës ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona.

Sveçla tha se si Qeveri do të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet.

Ministri ka falënderuar grupin punues, që kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës.

Postimi i plotë i ministrit Sveçla pa ndërhyrje:
Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin

Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën.

Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës.

Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet.

Të ngjashme