Google ADS

Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

15:40 | 24 Prill 2024
R J

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mirëpritur sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, delegacionin nga Republika e Çekisë, e prirë nga Tomáš Czernin.

Ministri Sveçla ka falënderuar Çekinë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Sveçla ka prezantuar angazhimet tre vjeçare të Qeverisë sonë veçanërisht në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme delegacionin nga Republika e Çekisë, i prirë nga z. Tomáš Czernin, Nënkryetar i Senatit të Parlamentit dhe z. Pavel Fischer, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje.

Në fjalën time falënderova Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës. Prezantova angazhimet tre vjeçare të Qeverisë sonë veçanërisht në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit. Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë. E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi.

Fischer në emër të delegacionit të Republikës së Çekisë falënderoi për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kemi arritur të kemi suksese në prioritetet tona.

Të dyja palët shprehëm gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme