Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar të gjithë besimtarët katolik për Krishtlindje.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, tha se mesha e Krishtlindjeve bën bashkë besimtarët e krishterë që thërrasin lutjet për mbarësi e për shëndet, pa harruar solidaritetin e ndihmën e ndërsjellë.
Ai nuk la pa kujtuar edhe popullin ukrainas të besimit katolik të cilët shënojnë Krishtlindjet të sulmuar nga agresori rus.
“Këtë vit një popull tërësisht i pafajshëm e në anën e drejtë si Ukraina e shënon Krishtlindjen i sulmuar nga një agresor si Rusia. Besimtarët e krishterë ukrainas festojnë krishtlindjet në një situatë të vështirë e sfiduese, me humbje të më të dashurve por me rezistencë e sakrificë për vendin e me dashuri për njëri-tjetrin”, ka shkruar Sveçla.
“Por siç është edhe mesazhi i kësaj date, dashuria e mirësia triumfojnë padyshim mbi urrejtjen dhe shtypjen. Lutjet tona janë të përbashkëta dhe për të gjithë, për paqe, begati, solidaritet e mirësi. Urime Krishtlindjet!”, përfundoi ai./arbresh.info/
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...