Sveçla në Bruksel flet për sundimin e ligjit në Kosovë

14:49 | 28 Nëntor 2023
E.K

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Aleanca globale për luftimin e kontrabandimit me migrantë” që po mbahet në Bruksel me ftesë të Komisioneres Ylva Johansson.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky takim duhet të shërbejë si një nismë e një zotimi të përbashkët dhe një plani që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus në shkatërrimin e rrjetëve të kontrabanduesve.

Tutje, ai ka prezantuar të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave duke ndikuar që Kosova të mos jetë në listën e shteteve që zakonisht përdoret si rrugë për aktivitete kriminale, përfshirë dhe kontrabandimin me migrantë.

“Në fjalën time theksova se ky takim duhet të shërbejë si një nismë e një zotimi të përbashkët dhe një plani që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus në shkatërrimin e rrjetëve të kontrabanduesve. Gjithashtu, prezantova të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave duke ndikuar që Kosova të mos jetë në listën e shteteve që zakonisht përdoret si rrugë për aktivitete kriminale, përfshirë dhe kontrabandimin me migrantë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, lansimi i Aleancës Globale sot bëri thirrje për veprime nga qeveritë për fuqizimin e parandalimit të migracionit ilegal, përgjigjen ndaj kontrabandës me migrantë, dhe ofrimin e alternativave kundër migracionit ilegal.

“Bazuar në zotimin e Republikës së Kosovës drejt antarësimit në BE dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare, zotohemi se do të punojmë ngushtë në zbatimin e nismave globale për një të ardhme më të sigurt, duke përfshirë aleancën për të luftuar kontrabandën me migrantë”, ka thënë Sveçla./Arbresh.info

Të ngjashme