Sveçla: Me qeverisjen tonë do të hetohet veprimtaria e ShIK-ut

18:28 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Xhelal Sveçla në tubimin zgjedhor në Besianë ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është vetëm shprehja, kërkesa dhe angazhim i vullnetit të popullit për rimëkëmbje dhe për ndryshime rrënjësore. Ai tha se Vetëvendosje është subjekti i vetëm që mund ta realizojmë kërkesën e popullit dhe njëherë e përgjithmonë t’i largojmë këta matrapaz nga politika.

“Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të iniciojmë hetimin e SHIK-ut dhe Sigurimit të Atdheut, Fondit Vendlindja Thërret e Fondit 3% që njëherë e përgjithmonë të zbardhet e vërteta, keqpërdorimet e krimet e kryera nga ta. Vetëm kështu ne mund t’i sjellim drejtësi popullit tonë dhe të parandalojmë çfarëdo plani apo ideje të kujtdo apo cilitdo për të vazhduar njëjtë”, ka thënë Sveçla në këtë tubim.

Sveçla tha po ashtu se Lëvizja Vetëvendosje është ka prioritet zbardhjen e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, por edhe zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pasluftës.

“Ne jemi në prag të fitores, andaj deri me 11 qershor na duhet angazhimi i të gjithëve dhe grushti i secilit që goditja të jetë fatale për këto klane kriminale”, tha tutje Sveçla.

Sveçla në fund prezantoi deputetët e zonës: Bajram Ajetin, Saranda Bogujevcin, Shemsie Vokrrin, Albulena Haxhiun, Sylejman Pirevën, Nazlie Balen dhe Valbona Bajramin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme