Sveçla: Lufta ndaj terrorizmit të çdo lloj forme është prioritet i yni

13:35 | 27 Qershor 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në konferencën e Bordit të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF).

Sveçla njofton se aty kanë diskutuar për procesin e rikthimit të shtetasve tanë nga zonat e luftës dhe procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre.

I ftuar si panelist, ministri ka shpalosur sukseset e institucioneve të Republikës së Kosovës në procesin e riatdhesimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të shtetasve tanë të kthyer nga zona e luftës në Siri.

“Lufta ndaj terrorizmit të çdo lloj forme është prioritet i yni andaj si institucione po punojmë me të gjithë mekanizmat tanë në parandalimin dhe luftimin e tij. Para të pranishmëve kam shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në këtë proces, në mënyrë që beteja jonë e përbashkët të jetë sa më efikase”, ka shkruar ministri i brendshëm në Facebok./Arbresh.info/

Të ngjashme