Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se rreshteri, Afrim Bunjaku ka rënë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit terrirorial të Republikës.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se lufta dhe përpjekja e tij dhe e gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend dhe ligj nuk do të ndalet, shkruan Arbresh.info.
“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet”, ka shkruar Sveçla.
“Lavdi Heroit Afrim Bunjalku!”, përfundoi ai./Arbresh.info.
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...
Shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve në SHBA
Cili është Ferrari me tingullin më të mirë?