Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shtatorit të vitit 2000, ku 10 shqiptar mbetën të vrarë nga operacioni i spastrimit etnik nga grupi kriminal “Rojat e Urës” në veri.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se ky krim ka mbetur pa drejtësi sepse 13 vite më vonë, nga mazhoranca e atëhershme ishte votuar ligji për amnistinë e kriminelëve në veri, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Sveçla tha se tani ia kemi dal të ndërrojmë realitetin e hidhur në veri.
Postimi i plotë:
Mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, formacioni kriminal serb “Rojat e Urës” filloi operacionin special të spastrimit etnik të shqiptarëve nga veriu i vendit tonë.
Nga bandat famëkeqe serbe, në këtë ngjarje të errët 25 vite më parë, u masakruan 10 shqiptarë, më i riu 13 vjeç e më e moshuara 65 vjeç.
Mbi 100 të tjerë u plagosën e u lënduan dhe 11.364 shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre duke u ndërruar kështu edhe demografia e veriut të Mitrovicës. Ky ishte edhe qëllimi i Serbisë i papenguar nga askush.
Ky krim i realizuar mbi shqiptarët vetëm për shkak të etnisë së tyre dhe dëshirave të Serbisë ka mbetur pa drejtësi, sepse 13 vite më vonë, në vitin 2013, nga mazhoranca e atëhershme ishte votuar ligji për amnistinë e kriminelëve në veri.
Përkundër sfidave që të ndërrojmë realitetin e hidhur të veriut të vendit tonë, ia kemi dalë me sukses e sot jemi ballëhapur. Sot në Republikën e Kosovës nuk ka më “Roja të Urës”, “Mbrojtje Civile” e “Brigadë të Veriut”. Qytetarët shqiptarë po kthehen në shtëpitë tyre.
Qindra shqiptarë të dëbuar janë kthyer në tokat e pronat e tyre dhe do të punojmë pa u ndalur deri sa të kthehen të gjithë. Përballë çdo sfide do të punojmë për drejtësi, jo vetëm për ata që kryen këtë masakër e terror mbi qytetarët tanë, por edhe për ata që në çdo formë kanë cënuar sigurinë e qetësinë e Republikës sonë.
Kujtojmë dhe nderojmë sot e gjithmonë sakrificën e të rënëve dhe i përulemi rezistencës së vazhdueshme të qytetarëve tanë përballë terrorit, dhunës e shantazhit të Serbisë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot protestë masive në Serbi
Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresoj që ky proces i paku...
Moti sot me diell dhe vranësira
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...