Google ADS

Sveçla kujton Balajn dhe Xheladinin: Ka mbetur shumë për të bërë që aspiratat e popullit të plotësohen

18:03 | 10 Shkurt 2024
E.K

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Mon Balajn e Arben Xheladinin në 17-vjetorin e vdekjes së tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se Mon Balaj e Arben Xheladini janë dëshmorët e popullit për liri e vetëvendosje.

“17 vite më parë, pikërisht ditë e shtunë, ishim mbledhur paqësisht e masivisht për të kundërshtuar padrejtësitë që rrezikonin Kosovën dhe zhvillimin e mbarshëm të saj. Përmes kësaj proteste shprehëm vullnetin e popullit për liri e vetëvendosje dhe kërkonim sovranitet e pavarësi të plotë për vendin tonë. Turma jonë paqësore u ballafaqua me dhunën e padrejtë e të shfrenuar të policisë së UNMIK-ut. Plumba gome u drejtuan në kokat e trupat e protestuesve e nga ta u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini teksa u lënduan mbi 80 protestues të tjerë. Mon Balaj e Arben Xheladini janë dëshmorët e popullit për liri e vetëvendosje. Sakrifica e tyre është motivi ynë i përditshëm në shërbimin tonë ndaj vendit e ndaj qytetarëve tanë. “, u shpreh ai.

Sipas tij, vështirësitë dhe sfidat e tanishme konfirmojnë të drejtën dhe legjitimitetin e protestës së 10 shkurtit.

“Vështirësitë dhe sfidat e tanishme konfirmojnë të drejtën dhe legjitimitetin e protestës së 10 shkurtit. Edhe pse kjo protestë solli ndryshim në atë kohë, akoma ka mbetur shumë për të bërë që aspiratat e drejta të popullit tonë dhe kërkesat e qarta të asaj proteste të plotësohen. Ne po ecnim drejt atë ditë. Ne do të ecim drejt gjithmonë.”, përfundoi Sveçla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme