Sveçla kujton 11 Shtatorin: Qëndrojmë krah popullit amerikan dhe në nderim të viktimave të pafajshme

12:34 | 11 Shtator 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përkujtuar sulmin terrorist 23 vite më parë në SBHA.

Sveçla tha se terrorizmi me të cilin u ballafaquan ShBA-të atë ditë, është kthyer në luftën e përbashkët e të përditshme nga ajo kohë, shkruan Arbresh.info.

Ai u shpreh se kujtimet dhe dhimbjen e ndajmë sot me familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre.

“Në këtë ditë, qëndrojmë krah popullit amerikan dhe në nderim të viktimave të pafajshme. Në çdo ditë të punës sonë, bashkë me ta si aleatë të përhershëm, mbrojmë paqen e drejtësinë, luftojmë terrorin e terrorizmin që po cënon jetët e njerëzve të pafajshëm kudo në botë”, shkroi ministri në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme