Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka prezantuar rezultatet që Republika e Kosovës i ka shënuar në fushën e menaxhimit dhe luftimit të migracionit të paligjshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare, si në fushën e zhvillimit të politikave.
Po ashtu, ministri ka folur edhe për luftimin e kontrabandës me migrant, ku vetëm këtë vit, siç tha ai, Policia e Kosovës ka arrestuar 50 persona dhe ka identifikuar 288 viktima.
Ministri Sveçla këto komente i ka bërë në punimet dy ditore të Ministerialit të Katërt të Procesit të Pragës “Partneriteti i Migracionit – Rruga përpara në kohë sfidash të reja”, i cili po mbahet në Pragë, ku po merr pjesë edhe ministri.
Përmes një komunikate për media thuhet se gjatë adresimin të tij, Sveçla ka vënë në dukje angazhimet që janë duke u bërë në rritjen e efikasitetit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, me qëllim të rritjes së sigurisë në përgjithësi, si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të veprimtarive ilegale që bëhen përgjatë kufirit.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ndikimin e luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, ku ministri Sveçla ka potencuar se përkundër të pozitës gjeografike, gjendja e migrimit të Kosovës nuk preket në shkallë të gjerë nga lufta në Ukrainë.
“Qeveria e Kosovës ka treguar gatishmërinë e saj për të strehuar 5,000 refugjatë të Ukrainës si dhe Parlamenti i Kosovës ka miratuar rezolutën e cila dënon ashpër agresionin e paligjshëm, të padrejtë dhe të paprovokuar dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia”, ka theksuar ndër të tjera ministri Sveçla
Në përfundim të rezymesë së tij, ministri Sveçla ka kërkuar që për kontroll të efektshëm të kufirit, sidomos të vijës kufitare të gjelbër, nevoja për mbështetje me pajisje moderne, si dhe mbështetje në zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të tilla si FROTNEX, EUROPOL, INTERPOL është më se e nevojshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...