Google ADS

Sveçla: Kosova gjatë vitit 2023 u përball me një mori rreziqesh

15:14 | 15 Janar 2024
L G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në raportimin para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se Kosova gjatë vitit 2023 është përballur me sfida të ndryshme, sa i përket çështjes së sigurisë.

Ai para anëtarëve të komisionit ka paraqitur të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar vendi. “Republika e Kosovës edhe gjatë vitit 2023 është përballur me një mori rreziqesh, kërcënimesh dhe sfidash në sektorin e sigurisë”, tha ai.

Ministri Sveçla, tha se synimi kryesor mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe ruajtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ai përmendi edhe menaxhimin e rastit të sulmit terrorist në veri të Kosovës, në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, veçoi luftën ndaj kontrabandës në beri, luftën kundër krimit të organizuar edhe migrimit ilegal.

Të ngjashme