Google ADS

Sveçla kërkon nga vendet evropiane të sanksionohet Serbia për sulmin terrorist në Banjskë

18:43 | 26 Tetor 2023
E.K

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Brendshëm nën organizimin e Presidencës Spanjolle të Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se aty është diskutuar për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, luftimin e substancave narkotike në shoqëritë tona, migrimin, azilin dhe menaxhimin e integruar të kufirit, përcjell Arbresh.info.

Në fjalën e tij Sveçla, ka theksuar se në sulmet terroriste në veri të Kosovës përgjatë dy viteve të fundit.

Tutje, Sveçla ka kërkuar nga vendet evropiane të sanksionohet Serbia për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të këtij viti.

“Në fjalën time theksova angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, veçanërisht duke njohur faktin që institucionet tona dhe zyrtarët tanë, prej më shumë se dy vitesh janë ballafaquar me sulme të njëpasnjëshme terroriste në veriun e vendit tonë. Duke përshëndetur Rezolutën e Parlamentit Evropian që dënon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën Rreshter Afrim Bunjaku, ritheksova rëndësinë e sanksionimit të Serbisë si parandalim që sulmet e tilla të mos përsëriten më. Theksova se falë angazhimit dhe profesionalizmit të Policisë sonë, me 24 shtator u parandalua një katastrofë dhe u mbrojtën jetët e qytetarëve, të zyrtarëve të tjerë policor, sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës sonë”, tha ai.

Tutje, në postimin thuhet se Sveçla ka prezantuar angazhimet e institucionit që e drejton në parandalimin e krimeve të ndryshme.

“Prezantova angazhimet tona si institucione në fushën e drogave, migrimit, azilit dhe menaxhimit të integruar të kufirit si në aspektin e legjislacionit i cili është në përputhje të plotë me direktivat e BE-së, bashkëpunimin me shtetet e rajonit në këto dhe me Agjencitë e BE-së në këto fusha”.

“Rikonfirmova gatishmërinë tonë të plotë për bashkëpunim dhe avansim të politikave që synojnë siguri, paqe e drejtësi për vendet tona dhe për rajonin tonë”
tha ai./Arbresh.info

Të ngjashme