Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se kur institucionet e sigurisë vleftësojnë se ka edhe organizata tjera që duhet të shpallen terroriste, atëherë Qeveria do të ndërmarrë masa.
Sveçla ka folur për vizitën e djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe për kundërshtitë e ministrit Nenad Rashiq që këto organizata të shpallen terroriste.
Sveçla ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka gënjyer kur tha se djali i tij u ndalua tri herë nga Policia e Kosovës.
Sveçla tha se ai është larguar vetëm njëherë, kur i është kërkuar që ta largojë bluzën në të cilën sipas Sveçlës kishe shkrime provokative.
“Institucionet e sigurisë por edhe partnerët tanë punojnë në hetimin e ngjarave që kanë ndodh e vazhdojnë të ndodhin. Në momentin që kanë dëshmi për organizim të strukturuar, Qeveria është e gatshme të ndërmarrë masa”.
“Sa i përket qëndrimet e Rashiqit, kishte si brengë në hapat por jo në nevojat që duhet ndërmarrë. Unë jam i bindur se këto hapat janë mëse të nevojshme në veprimet e këtyre kriminalëve, që godasin jo vetëm mediat e KFPR-in por edhe qytetarët. Për nevojën, nuk e vinte në diskutim por në hapat që duhet ndërmarrë”.
“Sa i përket djalit të presidentit Vuçiq, ka hyrë si qytetarë, dhe sipas marrëveshjeve nuk ka procedura për qytetarët e thjeshtë. Atij iu është kërkuar heqja asaj bluze dhe me kaq ka përfunduar dhe ata janë larguar për Serbi. Të gjithë e dimë se Vuçiq ka qenë ministër i propagandës, por që është gënjeshtar nuk e dinim”, tha Sveçla.
“Me gjasë ka hyrë në Merdar, kur është bërë kontroll nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, se po të ishte gjetur diçka e dyshimtë, padyshim se do të ndërmerrnin masa”, tha Sveçla./Arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve