Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu ka reaguar deklaratave të ShBA-ve dhe shteteve të QUINT-it.
Sveçla ka thënë se etiketimi i veprimeve të ligjshme të Policisë së Kosovës si – nga ShBA dhe QUINT-ti – “dhunshme” janë një “ftesë” për krimnelin, Milan Radojçiqit, të sulojmë policët e Kosovës.
“Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacioneve të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të USG-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
Sveçla ka theksaur se çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal.
“Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi. Çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal. Zgjedhja e ekuilibruar e fjalëve në këtë situatë është thelbësore. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë në kosto njerëzore”, ka shtuar ai.
Shtetet e QUINT-it kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Ata dënuar fillimisht vendimin e Kosovës për “të detyruar” hyrjen në ndërtesat e komunave.
Në reagimin e tyre thuhet gjithashtu se janë të shqetësuar edhe për vendimin e Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së saj.
Shtetet e QUINT-it i bëjnë thirrje Kosovës që të menjëherë të tërhiqet dhe “të koordinohet ngushtë me EULEX dhe KFOR”.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes tonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.” – thuhet në komunikatë.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Stano ka thënë se Bashkimi Evropian dënon përleshjet në veri dhe sulmet ndaj patrullave të EULEX-it.
“Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar dhe rivendosur qetësinë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm, provokues”, ka shkruar Stano.
“Kosova: BE dënon ashpër përleshjet në veri, dënon sulmet ndaj @EULEXKosovo patrullat. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar dhe rivendosur qetësinë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm, provokues”, ka shkruar ai në Twitter
Departamenti Amerikan i Shteitit kanë lëshuar edhe një komunikatë zyrtare për media përmes të cilës kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës.
Departamenti Amerikan i Shtetit potencon se veprime të tilla të Qeverisë së Kosovës janë ndërmarrë kundër këshilltave të SHBA-së dhe BE-së.
Tutje Washingtoni zyrtar potencon se veprime të tilla kanë përshkaëllzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet në veri të vendit duke minuar përpjekjen e SHBA-së për të ndihmuar procesin dhe theksojnë se veprimet e sotme do të kenë pasoja të pariparueshme në raportet mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagim.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.
Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...