Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, ka thënë se deputetja Flora Brovina duhet të përballet me drejtësinë, pasi ajo sot pranoi se foton që e publikoi dje mund të jetë e falsifikuar dhe se nuk e ka verifikuar.
Sveçla në një statusi në rrjetin social Facebook, ka paraqitur disa nene të Kodit Penal, të cilat sipas tij dënojnë atë që ka bërë Brovina.
Ai në statusin e tij po ashtu ka përmendur edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
“Drejtësia duhet të veproj.
Flora;
• Neni 390, par. 2 i Kodit Penal: “Kushdo që ofron prova të rreme për veprën penale . . . dënohet me [gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet]”
Kadri;
• Neni 394, par. 1 i Kodit Penal (“Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”): “1. Kushdo që me anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të . . . nxitjes së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë . . . në procedurë zyrtare . . . dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”
• Neni 32, par. 1 i Kodit Penal (“Shtytja”): “Kushdo që me dashje e shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është kryer”.
Vetëm kështu mund te riparohet reputacioni i Kosovës. Ose, reagimi masiv qytetar”, ka shkruar në Facebook, Xhelal Sveçla.
Theren me thikë tre persona në Prizren
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...