Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka ndarë informatat e para pas hetimeve në incidentin e fundit në veri të Kosovës, ku mbeti i plagosur një pjesëtar i komunitetit serb.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Sveçla tha se pas hetimeve të para të Inspektoriatit Policor, bëhet e ditur se i plagosuri M.J., nuk kishte respektuar sinjalin e policit për ndalim, duke vazhduar lëvizjen në drejtim të Zveçanit.
Kjo, sipas Sveçlës, e ka shtyrë zyrtarin policor që të gjuajë me armë në drejtim të tij.
“Sipas hetimeve të para, pas sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, vozitësi nuk është ndalur por ka vazhduar në drejtim të Zveçanit. Pas kësaj, një zyrtar policor ka shtënë me armë në drejtim të veturës ku si pasojë, ka mbetur i plagosur qytetari M.J.”, ka shkruar ai.
Ai tha se Inspektoriati ka arrestuar katër zyrtarë policorë, nën dyshimin se tre prej tyre nuk e kanë raportuar rastin, derisa njëri prej tyre dyshohet për mosraportim dhe përfshirje direkte në rast.
“Pas intervistimit nga ana e Inspektoriatit Policor dhe me vendim të prokurorit, 4 zyrtarë policor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin se tre zyrtarë policorë nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast. Të njejtit gjatë ditës me rekomandim të IPK-së janë suspenduar nga Policia e Kosovës”./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...