Google ADS

Sveçla: Gjurmët tregojnë se aksioni për kidnapimin e policëve ka qenë masiv dhe i organizuar mirë

09:45 | 15 Qershor 2023
A Z

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të enjten bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se gjurmët tregojnë se aksioni për kidnapimin e tre policëve të Kosovës ka qenë mirë i organizuar dhe pothuajse masiv.

Siç ka bërë të ditur Svecla, gjurmët tregojnë po ashtu se “ka qenë një aksion i dy njësive speciale me numër shumë më të madh se sa që ju e keni parë ose se sa që pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë”.

“Njësia antiterrorist, forenzika, krimet e renda dhe prokuroria po zhvillojnë hetime intensive. Dëshmitë janë të mjaftueshme se ka qenë një operacion mirë i organizuar dhe mund të them lirisht se në zonat kufitare cilido shtet mund të ndërmarrë hapa të tillë kundrejt një shteti tjetër, nuk është diçka e paarritshme dhe nuk na befason nga Serbia. Nuk e dimë ku po mbahen policët, Serbia është një vend jodemokratik dhe nuk brengoset për lirinë dhe të drejtat e tyre dhe nuk brengoset as për fqinjësi të mirë. Gjitha këto informata po ndahen me partnerët tanë. Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion me numër shumë më të madh se sa ju keni parë dhe që kanë qenë policët e Kosovës”, tha Sveçla./Arbresh.info/

Të ngjashme