Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Serbia nuk ka të ndalur me fushata dezinformuese.
Përmes një postimi në facebook, Sveçla tha se dezinformatat po bëhen nga Beogradi me qëllim që t’i arsyetojë barrikadat dhe frikësuar qytetarët serbë.
“Fushata dezinformuese e Beogradit për të arsyetuar veprimet kriminale nuk ka të ndalur. “Lajmet” e porositura se kinse Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët, si pjesë e orkestruar e fushatës dezinformuese, po përdoren si mjete për të arsyetuar pretendimet e hapura territoriale të Serbisë, barrikadat dhe për të frikësuar qytetarët tanë serbë. Nuk ka lista të tilla. Ne nuk përpilojmë aso listash”, ka shkruar Sveçla.
Sipas tij, fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zonë.
Ai tha se prokuroria që ndjek krimin është degë tjetër e pushtetit prej policisë që zbaton ligjin e urdhrat dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që është degë e ekzekutivit.
“Policia e Kosovës do të zbatojë urdhrat e organeve të drejtësisë dhe do të vazhdojë të jetë vigjilente në ruajtjen e sigurisë publike dhe luftimin e krimit në çdo kohë”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor