Sveçla flet për aksionet policore nëpër zonat kufitare

12:03 | 24 Shkurt 2022
V. S.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për, siç tha, angazhimin e pakursyer në parandalim të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera kriminale.

Ai tha se u realizua suksesshëm plani operacional në parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe të gjitha formave të kontrabandës, që përfshijnë zonat kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mund të jetë një imazh i rrugë, pemë dhe natyra

Postimi i plotë:

Përgëzoj Policinë e Kosovës për angazhimin e pakursyer në parandalim të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera kriminale.

Si Ministër i Punëve të Brendshme përgëzoj Policinë e Kosovës në realizimin e suksesshëm të planit operacional në parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe të gjitha formave të kontrabandës, që përfshijnë zonat kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo dëshmon forcimin e shtetit ligjor, parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të mallrave përmes rrugëve ilegale, duke mbyllur dhe pamundësuar rrugët ilegale të shfrytëzuara nga kontrabanduesit.

Përmes vazhdimit të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe zbatueshmërisë së ligjit, institucionet e Republikës së Kosovës kujdesen për mirëqenien, shëndetin dhe krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, përfshirë ata që jetojnë në zonat kufitare./arbresh.info/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Policia kryen edhe një operacion kundër kontrabandës në Mitrovicën Veriore dhe zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme