Xhelal Sfeçla ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje kundër autostradës së Dukagjinit, në mënyrën se si ka planifikuar që këtë ta bëjë Qeveria e kaluar e Ramush Haradinajt.
Ai ka thënë se paratë për autostradën e mbyllur duhet të riorientohen në investime të tjera.
“Autostrada e mbyllur e ndan Kosovën në dysh. Ne po themi ndërtoje autostradën e hapur, me kosto shumë më të ulët, e pjesën tjetër të atyre parave të planifikuara investoj në fabrika. Investo në Dukagjin, sepse jemi një”, ka thënë Sveçla.
Tahiri ka thënë se autostrada është shumë e nevojshme, meqë komunat nëpër të cilat do të kalonte autostrada kanë mbetur të izoluara.
Sa i përket dialogut, Tahiri ka thënë se ky proces ka prodhuar vetëm aspekte negative për Kosovën.
“Nuk mund të shkojmë në Bruksel dhe të flasim për çështje të brendshme të Kosovës”, ka thënë Tahiri, në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se ka qenë kundër Ligjit për Dialogun, sepse, siç ka thënë e ka ditur se nuk do të kalojë, por e ka lavdëruar Platformën për Dialogun.
“Sa i përket taksës ne e kemi të qartë politikën tonë, e që i ka tri pika. E para, nuk ka ndarje të Kosovës, nën dy nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe e treta, taksën e heqim vetëm në këmbim të njohjes nga Serbia”, ka thënë Tahiri.
Por Sveçla ka thënë se Vetëvendosje është për reciprocitet të plotë, duke e quajtur taksën vetëm një hap të vogël në këtë aspekt.
“Dallimi është substancial. Të gjitha pengesat që i bënë Serbia Kosovës, i kthejmë njëjtë edhe ne. Kjo na kthen në një situatë serioze në dialog”, ka thënë ai.
“Taksa është hap i vogël në raport me Serbinë. Reciprociteti nga vendos në një pozitë shumë më të favorshme”, ka shtuar më tej.
Me këtë nuk është pajtuar Besnik Tahiri, i cili ka thënë se Serbia përfiton nga Kosova 600 milionë e ne eksportojmë 60 milionë në Serbi.
“Me këto para ata po blejnë miga në Rusi”, ka thënë Tahiri.
Amerika zgjedh sot presidentin, 7 shtetet që mund të caktojn...
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosov...
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve – spikat derbi evropi...
Më 12 nëntor mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për v...
Inaugurimi i Urës së re të Kukësit, Rama ndan videon: Shëmbë...
Kërcënoi se do t’i vinte bombën qendrës së votimit, arrestoh...