Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka arritur në vilën e sekuestruar të Milan Radojiçiqit përskaj Ujmanit në veri, raporton teve1.
Sveçla ka shkuar në vilën e cila me vendim të Ministrisë së Drejtësisë ka nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.
“Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës’, ka shkruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë më parë në Facebook.
Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NAT...
Moti sot në Shqipëri
Parashikimi i motit për të premten
Një shpjegim i thjeshtë përse zemra nuk preket nga kanceri
Zbardhet lista e Anglisë për ndeshjet e tetorit
Kurti për AP: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të rrezikonte p...