Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e humb betejën në terren me Albin Kurtin,.
Sipas tij për këtë ai po i kthehet luftës hibride.
“Vuçiqi po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë”, shkruan Sveçla në Facebook.
Sveçla, thotë se Vuçiqi, e ka humbur kontrollin në veri, pasi i janë arrestuar siç thotë ai, kriminelët kryesorë.
“Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave”, tha ai.
Tutje ministri shkruan se Vuçiqit po i dobësohen krahët sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para ca ditësh iu sanksionua nga SHBA.
“I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiqi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiqit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit”, ka shkruar tutje ai.
Sveçla në shkrimin e tij ka folur edhe për protestën e sotme të thirrur nga organizatat e dala nga lufta, meqë sipas tij, një e tillë është duke u organizuar në të njëjtën ditë në Beograd kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.
Sveçla, thotë se mbetet për t’u parë nëse qytetarët do të bien ‘në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë’.
“Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njëjtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit”, shkroi Sveçla. Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë”, ka përfunduar shkrimin ministri Sveçla./Arbresh.info/
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...