Google ADS

Sveçla: Dronët serbë shkelën hapësirën ajrore të Kosovës

00:24 | 16 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun dhe komandanti i KFOR-it kishin ofruar një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në veri të vendit e cila ishte refuzuar nga Serbia.

“Provokimet nga këto strukturat paralele vazhdonin në baza ditore, kishim edhe djegien e njërës prej pikave apo Qendrave të Regjistrimit Civil në Zubin Potok dhe ndaj tjetrës me dy granata dore të cilat fatmirësisht nuk shpërthyen. Ndërkohë kemi filluar edhe bisedimet me faktorin ndërkombëtar, kishim dy propozime fillestare, njëra nga Mirosllav Lajçak dhe tjetra nga komandanti i KFOR-it të cilat pala kosovare i pranoi por u refuzuan nga pala serbe, por pastaj në një takim në Bruksel mes zëvëndëskryeministrit tonë dhe Lajçakut dhe përfaqësuesit të palës serbe u arrit marrëveshja për funksionalizimin e stikersave, të ashtuquajturave, apo fletave të bardha ngjitëse të cilat mbulojnë simbolet e shteteve respektive”.

Sveçla në një intervistë për Abcnews.al konfirmoi gjithashtu shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga Serbia gjatë situatës së tensionuar në veri pasi Kosova vendosi reciprocitetin e targave me Serbinë.

“Kishte momente kur fërkimet ishin më të mëdha, kishte momente të provokimit të hapur, sidomos nga Serbia, për shembull ata provokonin me fluturime shumë afër kufirit të Kosovës, si me avionë të prodhimit rus, ashtu edhe me helikopterë të prodhimit rus. Kishte dronë të cilët i afroheshin kufirit, apo kemi pasur një rast kur edhe ka pasur shkelje të kufirit, kishte mobilizim të shtuar të xhandarmërisë, të ushtrisë serbe, por këto provokime asesi nuk na bënë që ne të ndryshojmë mendim”.

Të ngjashme