Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla pas vizitës në veri me kryeministrin, Albin Kurti ka thënë se si Qeveri do të janë në shërbim të qytetarëve pa dallim me të gjitha kapacitetet.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka dhënë detaje rreth takimeve që kanë zhvilluar në veri teksa theksoi se po punojnë pa ndalur për sigurinë e qytetarëve, përcjell Arbresh.info
Ministri shtoi se drejtësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku dhe për organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit është e pashmangshme dhe sipas tij duhet të ndodhë sa më parë, në mënyrë që sic thekson ai, sulme të tilla të mos përsëriten më asnjëherë.
Postimi i plotë:
Nëse nuk do të vritej nga bandat kriminale në 26 korrikun e vitit 2011, pjesëtari i Policisë së Kosovës Enver Zymeri sot do të mbushte 45 vjeç. Si gjithë kolegët e tij në Policinë e Kosovës, jam i bindur se edhe ai me përkushtim do të ishte në nivelin më të lartë të detyrës. Në nderim të jetës dhe sakrificës së tij, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, me djalin e Enver Zymerit Sokolin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, Ministrin Elbert Krasniqi dhe Zëvëndësdrejtorin e Policisë Fehmi Hoti, sot zbuluam pllakën përkujtimore në vendin e rënies së Hero Enver Zymerit, në fshatin Zupç të Zubin Potokut. Emri tij nga sot është përjetësuar edhe në vendin e rënies së tij siç është përjetësuar në historinë e Republikës së Kosovës.
Në vijim të vizitës në veriun e vendit tonë ishim edhe në Banjskë të Zveçanit, në vendin e rënies së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Heroit Afrim Bunjaku. Drejtësia për vrasjen e tij dhe për organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit është e pashmangshme dhe duhet të ndodhë sa më parë, në mënyrë që sulme të tilla të mos përsëriten më asnjëherë. Takuam edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pikë kontrollin në Bistricë, të cilët ofrojnë siguri për atë zonë.
Nga aty, bashkë me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Elbert Krasniqi vizituam Komunën e Zubin Potokut. Takuam zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe ata të Qendrës së Pajisjes me Dokumente të cilët çdo ditë janë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Projekti i rindërtimit të shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut në Komunën e Mitrovicës së Veriut po vijon suksesshëm dhe patëm rastin të takojmë edhe disa banorë që së shpejti do të vendosen në shtëpitë e tyre të rindërtuara. Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, miratuam edhe ndarjen e mjeteve buxhetore prej 4 milionë euro për vijimin e këtij procesi.
Vizituam Kryetarin Erden Atiq në Komunën e Mitrovicës së Veriut me të cilin biseduam për angazhimet e komunës dhe mundësitë e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.
Si Qeveri do të vazhdojmë që me të gjitha kapacitetet tona të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim. Po punojmë pa u ndalur për mirëqenie të qytetarëve tanë, për shërbime efikase ndaj tyre, për sigurinë e tyre e për sigurinë e vendit tonë në çdo cep të tij./Arbresh.info
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...