Pas arrestimit e të një personi të nacionalitetit serb me inicialet Z.A., i cili dyshohet se ka kryer krime ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht”, ka theksuar Sveçla, duke shtuar se drejtësia është domosdoshmëri dhe se “është e vonuar, por është e pashmangshme”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook, përcjell arbresh.info.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim, dhe se sipas tij drejtësia për secilin akt çnjerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme.
“Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njëjti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrë pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës”, ka shkruar ministri Sveçla.
Ministri Sveçla ka potencuar se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky është një fakt i njohur botërisht.
Lexo edhe:
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...