Sveçla: Do të ashpërsohen masat ndaj shkelësve të rregullave në trafik

10:49 | 20 Dhjetor 2023
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë mbajtur konferencë për media.

Në fjalën e tij, Sveçla ka folur edhe për aksidentin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova” ku humbën jetën tre të rinj, shkruan Arbresh.info.

“Siç edhe tha zyrtari këtë takim pe mbajmë për sigurinë në trafik, aksidentet e sidomos ato me fatalitet, patjeter çeshtja e cila po na prek me se shumti vdekja e tre të rinjëve në Prizren, edhe mbrëmë po ashtu në komunën e Podujeves, dmth mbrëmjen e së shtunës jemi njoftu për një aksident qe ka ndodhur në autostradë, me ç’rast humben jetën 3 të rinj, mbrëmë humbën dhe një në aksidentin ne Podujevë, bashkë me drejtorin kemi diskutuar për masat e që duhet të ndërmerren.”, tha Sveçla.

Tutje ai tha se policia ka shqiptuar 75 gjoba ndaj personave qe kanë bërë gara të paligjshme.

Rasti i së shtunës ka qenë i parandalaur nga polica e Kosovës, njërit i është konfiskuar patentë shoferi, bëri të ditur ministri Sveçla.

Refereuar angazhimit, Sveçla theksoi se brenda këtij viti kane për të siguruar efikasitet pajisja me kamera trupore e zyrtarëve policorë për evidentimin elektronik kunder shkeljeve ne komunikacion.

“Të dashur qytetarë, përkundër të gjitha masave të lartpëmrendura, konsiderojmë ashpërsim të veprimeve tona pa asnjë kompromis. Këtë vit kemi humbur 104 qytetarë nga aksidentet, ne nuk duhet te humbim asnjë qytetare.”, u shpreh ai.

“Kemi biseduar për veprimet qe duhet ndermarrë për parandalim, për të vepruar në reagim në Kuvendin e Kosovës Komisioni për Mjedis permes 60 takime kane finalizy amandamente dhe masave ndaj shkelesve te rregullave ne komunikacion, dyfishim te Me plotesim ne ndryshikin e lighit Te gjitha keto ndryshime Me fjale te tjera ky ndryshim ligjor do te na mmundesoj pefmes tek te penalizohen.

Sipas tij, tij janë finalizuar amendamentet për ndryshim të ligjit për rregullat e trafikut, ku janë paraparë ashpërime të masave ndaj shkelësve të rregullave të komunikacion, dyfishim të gjobave, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe të pikëve negative, raporton RTKlive. Ai ka kërkuar zbatim të ligjit në trafik nga Policia e Kosovës.

Me ardhjen e mërgatës, ministri Sveçla apeloipër kujdes të shtuar në komunikacion.

Këto ditë presim dhe ardhjen e mërgatës se rritjen e fluksit në komunikacion. Apeloj të gjithë vozitësit për të pasur kujdes në komunikacion pasi në këto ditë festash për ne dhe mërgatën tonë të kalojnë sa më mirë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme