Në konferencën e mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, ku u bë i ditur vendimi i ri për targat.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ligji i ri do të zbatohet me përpikëri.
“Ne jemi të interesuar te gjitha targat ilegale të dorëzohen dhe nuk duam eskalim të situatës. Ministria do të zbatojë secilën pikë dhe fazë të vendimit. Do të filmojmë nga data 1 nëntor. Nuk ka arsye të ketë eskalimm të situatës vendimi është i ligjshëm. Insitucionet janë të përgaditura që vendimet ti zbatojnë në përpikmëri. Polici vazhdon me aktivitete të përditshme” tha ai.
Ndërsa Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, propozoi shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.
Nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të vlejë masa e qortimit, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes, dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë. /arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...