Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me zëvëndësministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kështu bëri të ditur ministri Sveçla me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai njoftoi se u pritën në vizitë edhe në kullën e Jasharajve.
“Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë.”, ka shkruar ai.
Më tej ministri ka falënderuar zëvendësministrin turl për vizitën.
“Falënderoj Zëvëndësministrin Karaloglu për vizitën në Republikën e Kosovës e veçanërisht për vizitën në Prekaz. Në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë.”, u shpreh ndër të tjera ai./Arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...