Google ADS

Sveçla dhe Krasniqi vlerësuan përkushtimin e policisë në rastin “vrasje e rëndë në tentativë” ndaj një zyrtari policor

18:12 | 18 Dhjetor 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim drejtorin e Drejtorisё Rajonale tё Policisë në Pejё, Kolonel Shaban Shala me bashkëpunëtor e tij.

Sipas njoftimit, kolonel Shala, fillimisht i falënderoi mysafirët për vizitën dhe informoi për gjendjen e sigurisë në Rajonin e Pejës. Në këtë takim, ministrat u njohën me punën dhe angazhimet e Policisë në këtë rajon, shkruan Arbresh.info.

Ministrat vlerësuan lartë punën dhe përkushtimin e Policisë Rajonale të Pejës, veçanërisht reagimi i shpejtë dhe profesional në rastin e djeshëm të cilësuar si “Vrasje e Rendë në Tentativë” ndaj një zyrtari policor.

Sveçla shprehu përkrahjen për vijimin e luftës kundër krimit dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike./Arbresh.info/

Të ngjashme