Google ADS

Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë dy familje në Shtërpcë për Krishtlindjen ortodokse

15:27 | 7 Janar 2025
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë për Krishtlindjen ortodokse.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ua përcjelli urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve, shkruan Arbresh.info.

“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi vizituam familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë të cilët hapën dyert për uruar e festuar së bashku me ta  Krishtlindjen orthodokse. Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanër që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian.”, ka shkruar ai.

“Gëzime paçi në familjet tuaja!”, u shpreh Sveçla./Arbresh.info/

Të ngjashme