Ne Lezhë është kremtuar 580-vjetori i Besëlidhjes mes Princërve të Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme.
Së bashku me drejtuesit e institucioneve të të dy shteteve, me përfaqësuesit nga të gjitha trevat shqipfolëse, kanë shënuar 580 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.
Postimi i plotë:
Në Lezhën historike, në Lezhën e bashkimit të shqiptarëve, bashkë me drejtuesit e institucioneve të dy shteteve tona, ministra e deputetë, me kryetar të bashkive e me kryetar të komunave, me përfaqësues nga të gjitha trevat ku flitet shqip, me një varg aktivitetesh shënuam e 580 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.
Besëlidhja e Lezhës shërbeu si frymëzim për ngjarje e procese të mëdha, që nga Lidhja e Prizrenit te shpallja e pavarsisë së Shqipërisë, nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës te shpallja e pavarsisë së Kosovës.
Kuvendi i 2 marsit të vitit 1444, përtej organizimit e mobilizimit që u kurorëzua me aleancën e parë politiko-ushtarake të shqiptarëve, nën udhëheqjen e të madhit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, ishte mesazh bashkimi për kombin. Nëpër shekuj, ky mesazh, përveç se nevojë, nuk ka rreshtur asnjëherë së ekzistuari edhe si dëshirë. Është obligim i yni, në kohën e sotme, të bëhet detyrë dhe qëllim.
Urime kjo datë historike, ndër më të rëndësishmet e kombit tonë./Arbresh.info/
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...