Sveçla: Arrestohen dy persona për fajde, përfituan 260 mijë euro

20:24 | 13 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar arrestimin e dy personave, për fajde.

Personat e dyshuara kanë përfituar të holla në vlerë prej 260 mijë eurove nga qytetarë.

Sveçla ka uruar Policinë e Kosovës për operacionin në Fushë Kosovë, përmes një postimi në Facebook.

“Vazhdon lufta ndaj krimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka finalizuar sot me sukses një operacion kundër veprimtarisë së fajdes. Janë arrestuar dy persona nga Fushë Kosova të cilët përmes të veprimtarisë së jashtëligjshme të fajdes kanë përfituar nga një qytetar të holla në vlerë prej 260 mijë eurove. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e treguar dhe për përkushtimin që qytetarët tanë të kenë jetë të qetë dhe të sigurte”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme