Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiqi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra.
Kështu ka bërë të ditur ministri Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell Arbresh.info.
Ai shtoi se arsyeja e pezullimit nga puna është keqpërdorimi i detyrës për përfitime personale
“Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij ‘Rent a car’ në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njëjtit departament sot janë pezulluar nga detyra. Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që të gjithë keqpërdoruesit t’i ballafaqojmë me drejtësi teksa zyrtarët e përkushtuar për punë me profesionalizëm e përkushtim do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës e në shërbim të qytetarëve tanë, ka shkruar Sveçla.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...