Sveçla: Aksioni nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara

18:35 | 21 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se aksioni i stom në rajonin e Ferizajt ishte kundër personave të caktuar apo ndonjë etnie.

Ai për aksionin ku në mesin e të arrestuarave ka qenë edhe ish-kryetari i Shtërpcës, ka thënë se aksioni ka pasur cak shkelësit e ligjit.

“Ky aksion nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara. Ky aksion, si çdo aksion tjetër i Policisë së Kosovës, ka pasur cak shkelësit e ligjit që në mënyrë të vazhdueshme, përmes formave të ndryshme kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka thënë se janë të zotuar për luftimin e krimit në çdo vend të vendit, dhe i tillë ishte edhe ai në Brezovicë./arbresh.info/

Lexo edhe

Aksioni “Brezovica”, sekuestrohen mbi 60 mijë eruro e 8 vetura

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme