Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar festën e 8 marsit.
Me këtë rast ministri Sveçla ka vënë në dukje se 8 Marsi është data që na e përkujton përpjekjen e pareshtur për barazi e drejtësi.
Sipas tij, 8 Marsi është thirrje për bashkëveprim të pandalshëm që çdo vajzë e çdo grua të jetojë me dinjtet, e barabartë, e sigurtë dhe e mbrojtur.
“Rezistenca dhe kontributi i vajzave dhe grave në historinë e popullit tonë mbetet shembulli më i mirë që secili prej nesh kemi para vetes”, ka theksuar Sveçla.
Ai ka theksuar se si Ministri e Punëve të Brendshme, jo vetëm sot por çdo ditë, po punohet që secila grua të jetojë e veprojë e sigurtë në vendin tonë, ashtu që edhe secili vrasës mizor i vajzave e grave të sillet me shpejtësi para drejtësisë e të marrë dënimin e merituar.
“Duke njohur pabarazinë që ka rënduar ndër vite ndaj vajzave dhe grave në punësim, synim i punës sonë mbetet të ngrisim të gjithë mekanizmat që të garantojmë pjesëmarrje të grave dhe vajzave brenda sektorit publik”, thekson ministri Sveçla
Ministri i Brendshëm ka theksuar se sektorit të sigurisë i nevojiten edhe më shumë gra dhe vajza dhe kjo përbën prioritetin tonë.
Ministri Sveçla tha se në këtë ditë të shënuar të 8 Marsit, shpreh mirënjohje të thellë për secilën vajzë e secilën grua që ka thyer çdo barrierë para saj.
“Para vetes kemi shumë sfida të cilat bashkëpunimi e bashkëveprimi si institucione e si shoqëri i tejkalon. Gëzuar sot dhe çdo ditë, nuk do të reshtim së punuari për barazi e drejtësi, mirëqenie e siguri.”, përfundoi Sveçla./Arbresh.info
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek