Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc dhe shefen e misionit të IOM-it në Kosovë, Anna Rostocka.
Fillimisht ministri Sveçla, ka falënderuar përfaqësuesit e organizatave për mbështetjen që i kanë ofruar institucioneve të Kosovës në periudha të ndryshme. Ministri i ka njoftuar lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe qeverisë së re.
Gjatë takimit palët kanë diskutuar për bashkëpunim rreth zgjidhjeve të qëndrueshme dhe situatës që ndërlidhet me menaxhimin e migracionit të përzier në Kosovë dhe të forcimit të bashkëpunimit sa më të mirë për lehtësimin e nevojave dhe përkrahjen e azil kërkuesve, refugjatëve dhe të eigrantëve në Kosovë.
Arduc shef i misionit të UNHCR-së shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së MPB-së në fushën e avancimit të sistemit të azilit në Kosovë, si dhe mbrojtjen e refugjatëve.
Nga ana tjetër shefja e misionit të IOM-it në Kosovë, Anna Rostocka theksoi se prioritetet e kësaj organizate do të vazhdojnë të jenë përkrahja në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe asistenca direkte për migrantët e parregullt në Kosovë.
Në kuadër të këtij takimi palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të migracionit të përzier në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të