Muharrem Svarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti i tij partiak është duke u ngritur ndonëse Partia Demokratike e Kosovës me rënien e saj për opinionin kosovarë, është mundësi për zgjedhje të parakohshme.
Këto deklarime Svarqa i ka dhënë në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa shtoi se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është pjesë e derivateve të PDK-së.
“Jam shumë i gëzuar dhe ndaj këtë mendim të të gjithë atyre që e njohin Bardhylin”.
“Përballja e tij me një sëmundje të rëndë më vjen mirë që ka pasur një qëndrim shumë strikt për të përballuar”.
“LDK dhe Parlamenti ka nevojë për mendimin politik të Bardhyl Metes”.
“Koalicioni realisht do duhej të ishte në krizë, por trendet negative të PDK-së dhe rëna e PDK-së për opinionin kosovarë, ndoshta mund të përshpejtojnë opsionin për zgjedhje të parakohshme në vend”.
“LDK po tregon që përmes kësaj qeverie ka realizuar objektivat e saj”.
“Marrëveshja ka nënkuptuar zgjedhjen e Presidentit Thaçi dhe kryeministrin Mustafa”.
“Të gjitha këto janë të mundshme por edhe Demarkacioni po ashtu. Ndërkaq mocioni i mosbesimit është pjesë e derivateve të PDK-së”.
“LDK nuk iu frikësohet zgjedhjeve. Ka kryer të gjitha proceset”.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje