Google ADS

Suspendohet shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj

14:50 | 17 Gusht 2024
E.K

Shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj është suspenduar nga detyra pas ngjarjes tragjike të ndodhur mbrëmë në këtë qytet, ku një polic dyshohet për vrasjen e një personi.

Edhe pse shefi i ndërrimit nuk është i përfshirë në incident, masa e suspendimit është marrë për shkak të menaxhimit të dobët të zyrtarëve të tij policorë.

Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zv/drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Qazim Reka.

“Po mund të ju konfirmoj që kjo ka ndodhur. Është masë e cila është ndërmarrë nga policia, është masë preventive nuk është masë se zyrtari ka marrë pjesë në rast. E kemi vlerësuar se i njëjti nuk ka monitoruar policët që ka pasur dhe kjo është kështu”, ka thënë Reka.

Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se një person në moshë të shtyrë është vrarë nga i dyshuari që është zyrtar policor.

Nga dyshimet e para Policia tha se kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.

Prokuroria e Ferizajt duke njoftuar për rastin tha se i dyshuari për vrasje është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Ferizaj

Vrasja në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, reagon prokuroria

Ekskluzive: Personi i vrarë në dasmën në Ferizaj është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes Osmani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme