Suspendohet për gjashtë muaj arsimtari nga Deçani që dyshohet se puthi nxënësen

11:04 | 13 Qershor 2023
E.H

Është suspenduar nga puna arsimtari V.S i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

“Po është suspenduar për gjashtë muaj, dhe i njëjti do të kaloj në komision disiplinor”, ka thënë Hulaj.

I dyshuari V.S me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe vepra është cilësuar si “Sulm seksual”.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.

Telegrafi ka siguruar videon në të cilën shihet teksa i dyshuari bisedon për pak çaste me nxënësen dhe më pas e puthë në buzë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme