Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se është suspenduar llogaria në Facebook e gazetarit, Vehbi Kajtazi.
Lidhur me këtë rast, AGK ka shprehur shqetësim ka shprehur shqetësimin lidhur me suspendimin e llogarisë ndërsa ka shtuar se kjo vjen si pasoj e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit, përcjell Arbresh.info.
“Sipas gazetarit dhe themeluesit të portalit “Paparaci”, ky suspendim vjen si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja rikujton rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve nga çfarëdo forme e ndërhyrjes apo pengimit në
punën e tyre, njëherit bëjnë thirrje që të mos cënohet në asnjë mënyrë puna e gazetarëve.
“AGK-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe inkurajon institucionet dhe platformat digjitale që të bashkëpunojnë për të parandaluar sulmet dhe ndërhyrjet që cënojnë gazetarinë e lirë”, thuhet tutje në reagim./Arbresh.info
Mbi 100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë
Betim Gjoshi pëson aksident gjatë fushatës, kryhet me sukses...
Dyshohet se malli ishte futur nga Serbia, policia ndalon kon...
Kurti nga Kishnica zotohet se do t’i bëjnë 500 mijë vota me ...
Trajneri i Al-Hilal flet për nënshkrimin e Salah
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn në fuqi mëngjesin e...