Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e tre zyrtarëve policore, të cilët më 25 janar keqtrajtuan dy të rinj në Prishtinë.
Arbresh.info, kishte raportuar se dy nga zyrtarët policor të cilët janë të përfshirë në keqtrajtimin e dy të rinjve, A.A. dhe L.R. (emra të njohur për redaksinë), janë policët Valon Braha dhe Dren Jahaj.
Një ditë më vonë, IPK ka rekomanduar suspendimin e tyre, shkruan arbresh.info.
“Pas arrestimit të një zyrtari policor më 28 janar 2021 me dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në medie ishte publikuar edhe një video tjetër. Bazuar në pamjet e kësaj videoje dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Prishtinë, bënë të ditur IPK.
Rasti ishte iniciuar në IPK dhe hetuesit në konsultim me prokurorin kujdestar janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast.
“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar zyrtarët policorë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë). Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim të këtyre tre zyrtarëve policorë përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore ditëve në vijim për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e IPK-së .
Ndryshe, të shtunën arbresh.info ka publikuar identitetin e dy zyrtarëve policor Valon Braha dhe Dren Jahaj, të cilët shihen në një video duke keqtrajtuar dy qytetarë në qytet./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...