Katër zyrtarë policorë janë suspenduar në dy raste të ndara me rekomandimin e Inspektoratit Policorë të Kosovës.
Në njoftimin e IPK-së, thuhet se njëri rast ka ndodh në Kamenicë më datë 05.09.2023, ku dyshohej se zyrtari policor në Stacionin Policor- Kamenicë, deri sa ka qenë në detyrë dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK.
Në rastin tjetër, i cili ka ndodh në Ferizaj, në interes të një hetim preliminar, IPK ka rekomanduar suspendimi për 72 orë të 3 zyrtareve policor nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim I cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës./Arbresh.info
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit